Projektet në kulturë, VMRO:Ministri i kulturës të japë dorëheqje

10.02.2019 16:29

VMRO DPMNE këmbëngul për dorëheqjen e ministrit të kulturës, Asaf Ademi....

VMRO DPMNE  këmbëngul për  dorëheqjen e ministrit të kulturës, Asaf Ademi  por edhe për  tërheqjen e  programit vjetor të kultur gjatë vitit 2019.

Nga VMRO kërkojnë që ministri Ademi të vërtetojë duke pubolikuar dokumentet, se projektet e refuzuara nga aplikuesit e festivaleve apo institucioneve  kulturore, kanë qenë të pakompletuara.

“Personat që kanë aplikuar në konkurs,   thonë se të gjitha ato akuza janë të pavërteta. Por situata shumë thjeshtë mund të vërtetohet nesë kemi qasje tek dokumetet. Nese dikush thotë se nuk janë dorëzuar dokumente të kompletuara ,  kjo duhet të dëshmohet” – tha Robert Velanovski nga VMRO DPMNE.

Një dit më pare,  ministri Ademi theksoi se do të rishqyrtohen të gjitha vendimet lidhur me aplikimet që janë refuzuar por përkujtoi  se  kultura do të jetë për të gjithë njësoj , duke ju mundësuar kështu që asnjë etnitet të mos ndjehet i anashkaluar. Reagimet e shtuara në konkursin e fundit erdhën për shkak edhe të numrit të shtuar të projekteve shiqptare që kaluan në konkurset e Ministrisë së Kulturës. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)