Ratifikimi i protokollit dhe Marrëveshja e Prespës, të hënën Greqia sjell notën verbale në Shkup
Të hënën në Shkup arrin nota verbale përmes së cilës Athina zyrtare informon se Greqia e ka ratifikuar....

Të hënën në Shkup arrin nota verbale përmes së cilës Athina zyrtare informon se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin në NATO.
Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugalos, në një intervistë për agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, sqaron hapat e ardhshëm pas dritës së gjelbër që Parlamenti grek i dha të premten Protokollit për anëtarësim në NATO dhe ratifikimit të mëhershëm më 25 janar të Marrëveshjen e Prespës.
“Të hënën do të dërgohet Nota verbale që do të informojë për ratifikimin e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do t’i informojë Kombet e Bashkuara dhe gjitha vendet anëtare që e njohën nën emrin kushtetues, që prej tani e tutje njohja do të jetë me emrin e ri kushtetues. Edhe natyrisht, nga e hëna fillojnë obligimet e saj, në brendësi t’i ndryshojë emrat e rrugëve, të objekteve, të dokumenteve që e kanë emrin e vjetër, siç është dakorduar”, sqaron Katrugalos, për agjencinë greke të lajmeve.
Pas shkëmbimit të notave verbale, në Gazetën Zyrtare të Maqenisë do të publikohet se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej atij momenti fillon edhe zbatimi i tyre. Pasi publikimit në Gazetën Zyrtare, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njoftojë edhe vendet e OKB-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare se emri i ri mund të hyjë në përdorim. Nga qeveria presin që të gjitha këto procedura të përfundojnë më së voni të martën. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
