I përkeqësohet gjendja shëndetësore, ndërron jetë 38 vjeçari në burgun e “Idrizovës”

10.02.2019 16:45

Ka ndërruar jetë një i burgosur 38-vjeçar në burgun e Idrizovës....

Ka ndërruar jetë një i burgosur  38-vjeçar në burgun e Idrizovës. Autoritetet e burgut njoftojnë se dje, në orën 20:40 minuta të burgosurit A.L. i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Edhe pse i burgosuri është transportuar në Qendrën klinike “Nënë Tereza”, me automjet të Ndihmës së Shpejtë mjekët në këtë qedër nuk kanë mundur të intervenojnë por vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, ndërsa trupi është dorëzuar për autopsi.