Botë
Gaza, 9 fëmijë të tjerë u vranë në 48 orët e fundit
22.08.2014 17:41
Gjendja e fëmijëve në Rripin e Gazës, është e tmerrshme. Alarmi jepet nga Kombet e Bashkuara...

Pernilla Ironside, është drejtuese e UNICEF-it në Rripin e Gazës. Sipas saj, vetëm në 48 orët e fundit, më shumë se nëntë fëmijë janë vrarë.
"Kjo e sjellë në 469 numrin e fëmijëve të vrarë deri në këtë mëngjes”- shtoi ajo.
Rreth 3,000 fëmijë janë plagosur dhe një përqindje e lartë e të zhvendosurve janë fëmijë, numri i tyre kalon 400.000.
“Ka edhe ndikim tjetër destabilizues që nuk shihet, ndjena e pasigurisë që mbretëron kur shkon në Gaza. Fëmijët duhet të kenë ndjenjën e sigurisë. Fëmijët kanë ankthe gjatë natës dhe nga përjetimet e tmerrshme ata urinojnë në gjumë. Ata rrinë ngjitur për prindërit e tyre dhe nuk i lejojnë tu largohen nga sytë. Janë vërtet në gjendje traume”- deklaroi drejtuesja e UNICEF-it në Gaza, Pernilla Ironside.
UNICEF ka 50 psikologë në terren me detyrë ofrimin e shërbimeve tek mbi 375,000 fëmijë në nevojë për këshillim.
“Kjo vërtet është rrezik për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, si Diarreja, nga e cila për tu prekur nga kjo sëmundje, më shumë mundësi kanë fëmijët nën moshën 5 vjeçare dhe nëse nuk vdesin nga kjo, ju e dini atë, kjo sigurisht do tu ndodhë nga bombardimet, sulmet, sëmundjet e ndryshme dhe uria”- theksoi drejtuesja e UNICEF-it në Gaza, Pernilla Ironside
Ironside, vuri në dukje se "Ligjet e luftës janë shumë të qarta" dhe "civilët dhe objektet civile duhet të mbrohen, duke përfshirë strehimoret e refugjatëve që janë duke u përdorur për të mbrojtur civilët, të tilla objektet e OKB-së dhe kështu me radhë.
"Fëmijët meritojnë të ketë llogaridhënie"- përfundoi ajo.
FARIJE DAUTI-BAKIU
