Gaber-Damjanovska: Ligji të vlejë për të gjithë, jo më “të privilegjuar”
Ish-gjykatësja kushtetuese, drejtoresha aktuale e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Natasha Gaber Damjanovka....

Ish-gjykatësja kushtetuese, drejtoresha aktuale e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Natasha Gaber Damjanovka, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë vlerëson se Maqedonia ka ligje të mira por problem qëndron në implementimin praktik të këtyre ligjeve.
Sipas saj, ligji vlen njësoj për të gjithë dhe ka ikur koha e “ qytetarëve të privilegjuar” dhe të tjerëve për të cilët ligji apolikohet në tërësi, ose në disa raste ,edhe më me rreptësi sesa do ishte aplikuar për raste të caktuara nëse të dënuarit do ishin të tjerë njerëz.
Gaber-Damjanovska, thotë shteti duhet të investojë më shumë para në prokurori ku për momentin ka mungesë të bashkëpunëtorëve profesionalë dhe nuk po bëhet asgjë për të motivuar ata që duan të punojnë atje.
“Sundimi i ligjit është harmonizimi i të gjitha ligjeve në një shoqëri duke filluar nga Kushtetuta , ligjet e deri te aktet nënligjore. Një aspekt tjetër … është aplikimi i barabartë i dispozitave ligjore për të gjithë qytetarët, pra të mos ketë aplikim tjetër ose kategori “të privilegjuara” të qytetarëve, për të cilët dispozitat ligjore të vlejnë përkohësisht, të mos vlejnë në tërësi apo aspak të mos vlejnë, ndryshe nga kategoria tjetër e qytetarëve, “qytetarëve të thjeshtë”, për të cilët, në mënyrë konstante zbatohen të gjitha dispozitat ligjore, madje në disa raset edhe më të rrepta sesa do ishin zbatuar në raste të caktuara. Dimensioni i tretë i sundimit të ligjit është mundësimi i kontrollit dhe respektimi i të gjitha parimeve të së drejtës edhe ndaj personave që kanë fuqi të caktuara në shoqëri. Zakonisht këta janë njerëz nga nga rethet e larta ekomike , biznesmenë të pasur , ose politikanë të rangut të lartë, tek të cilët gjithashtu praktikimi i pushtetit duhet të kufizohet në kuadër të kornizës ligjore, kjo kështu funksionon. Të gjitha trupat përgjegjëse, duhet me dinjitet të kryejnë punën e tyre në këtë drejtim, të sanskionojnë e të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që nuk respektojnë ligjin” – u shpreh drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber Damjanovska.
