Protokolli për anëtarësim në NATO, Kuvendi i Shqipërisë e ratifikon të enjten
Kuvendi i Shqipërisë pritet ta ratifikojë të enjten protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO....

Kuvendi i Shqipërisë pritet ta ratifikojë të enjten protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi , në takimin me ambasadorin Danço Markovski ai tha se data e parë e mundshme për ratifikim është 14 shkurti kur është planifikuar seanca e Kuvendit dhe qeveria veçmë e ka miratuar këtë vendim.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin. Maqedonia në NATO është mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare, si suksesi i një vendi fqinj, me të cilin gjendemi gjeografikisht në të njëjtin rajon, por me të cilin ndajmë vizionet e së ardhmes së përbashkët euro-atlantike”, ka thënë Ruçi.
