Maqedoni
Parashikimi i motit
11.02.2019 09:05
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell....

Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut, gjithashtu do të fryjë erë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -6 deri -2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 5 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot më i ngrohtë me temperatura prej 2 gradë deri në 13 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa sinoptikët paralajmërojnë reshje të shiut dhe borës.
