Botë

Haiti, protesta kundër presidentit, regjistrohen 4 të vdekur

11.02.2019 09:53

Demonstruesit e opozitës në Haiti kanë djegur goma e kanë hedhur gurë, duke i kërkuar presidentit, Jovenel Moise, të japë dorëheqjen...

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në katër ditë protesta në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në qytete të tjera.

Shumë haitianë akuzojnë presidentin Moise dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë.

Trazirat kanë detyruar kryetarët e komunave në disa qytete për të anuluar festimet e karnavaleve, që duhet të ndodhin në fillim të marsit.