Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë...

Pritet që pikërisht gjatë vizitës së Xhaferit, parlamenti slloven të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO. Përveç Xhaferit, në përbërjen e delegacionit do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Frosina Tashevska – Remenski, kryetari i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva, dhe Shpresa Hadri - anëtare e Grupit për bashkëpunim.
Pritet që kryeparlamentari Xhaferi në kuadër të vizitës të takohet me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetit për punë të BE-së, Komitetit për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Sllovenisë.
Xhaferi gjithashtu do të mbajë fjalim para deputetëve të parlamentit dhe takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve.
