Botë

Taksa për prodhimet serbe, Vuçiç: kompromis me Kosovën nëse shfuqizohet

11.02.2019 10:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nëse Kosova e shfuqizon taksën...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nëse Kosova e shfuqizon taksën, Serbia do të përpiqet të bëjë kompromis.

“Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta”, ka thënë Vuçiç.

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vuri në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, kurse më vonë, Qeveria kishte marrë vendim që në këtë taksë të përfshihen edhe brendet e njohura botërore të cilat hyjnë nga këto dy shtete.

Që nga vendosja e taksës, Serbia ka bllokuar edhe bisedimet me Kosovën.