Botë

Protesta në Madrid, kërkohet largimi i kryeministrit

11.02.2019 11:33

Mijëra persona marshuan të dielën në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid...

Mijëra persona marshuan të dielën në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid, duke iu përgjigjur thirrjes së partive politike të krahut të djathtë, për të protestuar negociatat e qeverisë me separatistët katalonjas.
 
Me flamuj spanjollë në duar, përkrahësit e Partisë Popullore konservatore dhe VOX të së djathtës së skajshme, dolën në rrugët e Madridit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Pedro Sançez.
 
Javën e kaluar me kërkesën e separatistëve katalonjas, qeveria e zotit Sanpez ra dakord të emëronte një raporter të pavarur në bisedimet mes partive politike.
 
Politikanët e së djathtës dhe mbështetësit e tyre akuzuan qeverinë për tradhti pas këtij veprimi.