Maqedoni

Zjarr në burgun e Idrizovës, shkaktohet vetëm dëm material

11.02.2019 12:43

Zjarr ka shpërthyer në orët e sotme të mëngjesit në burgun e Idrizovës, njoftojnë nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit...

Zjarri ka shpërthyer pas orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit kanë informuar se zjarri është kapluar në pullaz.
 
Për shuarjen e zjarrit është intervenuar me një makinë dhe katër zjarrfikës.
 
Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15.000 denarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore.