Botë

Pompeo nis vizitën në Evropën qendrore

11.02.2019 13:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka nisur vizitën e tij në pesë shtete evropian...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka nisur vizitën e tij në pesë shtete evropiane, në disa prej të cilave, zyrtarët amerikanë besojnë se është duke u rritur ndikimi i Rusisë dhe Kinës.

Pompeo vizitën e tij që nga dita e sotme e fillon në Hungari, për të vazhduar më pas vizitën në Sllovaki dhe Poloni.

Ai pritet të kompletojë udhëtimin e tij me disa vizita në Bruksel dhe Rekjavik të Islandës, më 15 janar.

Sipas paralajmërimeve, Pompeo do të takohet me kryeministrin hungarez, Victor Orban, i cili njihet si përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump.

Zyrtarët kanë thënë se bisedimet do të fokusohen “në përpjekjet që po bëhen për të rritur bashkëpunimin në siguri, në luftimin e agresionit rus si dhe mbështetjen për Ukrainën”.

Në Poloni, Pompeo do të jetë pjesë e një konference për Lindje të Mesme, e cila pritet të fokusohet te çështjet rreth Iranit.