Maqedoni

Komuna e Gostivarit realizoi aktivitet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

11.02.2019 17:43

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, realizoi aktivitetin “Ditën pa makina”...

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, realizoi aktivitetin “Ditën pa makina”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, që ishte iniciativë e kryetarit, Arben Taravari, prej orës 12:00 deri në orën 15:00 u ndalua trafiku në pjesën qendrore të qytetit.

Kryetari i Gostivarit tha se qëllimi i këtij aktiviteti është zvogëlimi i ndotjes së ajrit si një nga synimet kryesore për këtë mandat katërvjeçar.

Ai nënvizoi se ndonëse kemi ajër të ndotur në periudha të caktuara të vitit, siç ishte sidomos rasti gjatë muajit janar, megjithatë Gostivari nuk është në majën e listës së qyteteve të ndotura në nivel të vendit.

LULZIM HAZIRI