Maqedoni
Parashikimi i motit
12.02.2019 09:00
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me reshje të shiut....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë veriore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri -4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 9 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 2 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 5 gradë Celsius.
Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat mund të zbresin edhe në të mira.
