Botë

Vriten pesë policë pakistanezë

12.02.2019 14:25

Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre...

Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre, njoftuan zyrtarët e një province në veriperendim të Pakistanit.
 
Zyrtarët lokal i thanë Radios Evropa e Lirë, se policët u vranë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare.
 
Dy policë tjerë mbeten të plagosur.
 
Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan./evropaelire