Dominim i Mercedesit në provat jozyrtare për Çmimin e Madh të Belgjikës
Dominimi I ekipit të Mercedesit, ka vazhduar edhe në provat jozyrtare në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, të cilat u mbajtën gjatë ditës së sotme...

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë në kuadër të dy sesioneve të sotme, me kohë prej 1 minutë, 49 sekonda e 189 të qintat. Kolegu I tij nga ekipi gjerman, Nico Rosberg, regjistroi kohën e dytë, me ngecje prej gjashtë të qintat ndaj Hamiltonit, ndërsa pas kolegëve nga Mercedesi, paraqitje të mirë regjistroi edhe Fernando Alonso i Ferarit, I vetmi me ngecje më të vogël se një sekondë ndaj rezultatit më të mirë.
Sa I përket sesionit të parë stërvitor, edhe aty dy ngasësit e Mercedesit ishin më të mirët, me Rosbergun si të parin dhe Hamiltonin të dytin.
Edhe në këtë stërvitje, Alonso u rradhit menjëherë pas favoritëve të mëdhenj.
Ndryshe, kualifikimet zyrtare në Çmimin e Madh të Belgjikës, në program janë nesër me fillim në orën 14.00, ndërsa gara, në shtegun legjendar “Spa”, do të mbahet të diellën, po në kohën e njejtë.
MUSTAFA ADEMI
