Sportet e Tjera

Elita botërore, nesër në maratonën e Ohrit

22.08.2014 18:14

22 notues maratonist nga gjithsej 14 shtete, prej të cilëve 16 në konkurencë të meshkujve dhe 6 në kategorinë e femrave...

22 notues maratonist nga gjithsej 14 shtete, prej të cilëve 16 në konkurencë të meshkujve dhe 6 në kategorinë e femrave, do të marrin pjesë në maratonën e Ohrit, I cili mbahet për herë të 60 jubilar dhe fillon nesër në shtegun “Klime Savin”, në ujërat e Liqenit të Ohrit.
 
Starti I kësaj maratone është paraparë për nesër pasdite, me ç`rast notuesit e parë në cak pritet të arrijnë në orët e pasdites, varësisht nga koha e cila do të mbajë.
 
Kjo maratonë, tradicionalisht mbahet nën patronazhin e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov, ndërkaq fondi shpërblyes I këtij manifestimi është 10.000 dollar amerikan.
 
Përndryshe, maratona e Ohrit për herë të 28 është pjesë e Gran Pri maratoneve botërore.
 
Bindshëm maratonist më I suksesshëm është Bullgari Petar Stojçev me 11 fitore, ndërkaq për garën e nesërme në mesin e 8 favoritëve për tu ngjitur në piadestal është edhe garuesi nga Maqedonia, Tomi Stefanovski, I cili është në formë të mirë. 
 
SAMI ADEMI