Ligji për gjuhët, formohet grupi i punës për zbatimin e ligjit

12.02.2019 20:28

Qeveria ka miratuar sot formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët.....

Qeveria ka miratuar sot formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët.

Siç njofton qeveria, ky ekip do të përkujdeset dhe ka kompetenca për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e ligjit në një afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit qeveritar. Po ashtu ndër detyrimet do të jetë edhe ndjekja e dinamikës për realizimin dhe implementimin e planit aksional, ndjekjen e institucioneve dhe rekomandimet për të zbatuar ligjin, si dhe masa të tjera.

Pjesë e këtij ekipi janë: sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari, sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, sekretari shtetëror nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit, sekretari i sekretariatit për drejtësinë, përfaqësues i kabinetit të kryeministrit dhe përfaqësues i Kuvendit.