Zaev, institucionet kanë bërë përgatitjet për emrin e ri
Insistitucionet kanë bërë përgaditje për emrin e ri të shtetit....

Insistitucionet kanë bërë përgaditje për emrin e ri të shtetit, ka deklaruar kryemisnitri Zoran Zaev, partia e të cilit po debaton sonte për nevojën e zgјedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe kandidatin presidencial.
“Kemi kushtetutë të re, kushtetutën duhet ta respektojmë, ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duhet ta respektojmë dhe në fund të ditës duhet të dëshmojmë përmbushje të pjesës tonë të obligimeve që i kemi marrë me marrveshjen e Prespës. Besoj se të gjitha isntitucionet që janë të përgaditura duhet ta bëjnë atë. MPB ka obligime serioze, një pjesë janë përfundura, do të kemi vula në pasaporta në dalje drejt Greqisë ku do të theksohet se është dokument nga Maqedonia e Veriut, poashtu edhe pjesa e tabelave që janë në kopetencë të doganave apo MPB-së dhe çështje tjera administrative. Tiketat në targa do të jenë falas. Do ta shfrytëzojmë kongresin partiak edhe për emrin e partisë. Ka zgjidhje kreative, mund të jemi vetëm Lidhja Socialdemokrate, mund të jemi Lidhja socialdemokrate nga Maqedonia e Veriut” – tha Zoran Zaev.
