Maqedoni
Parashikimi i motit
13.02.2019 09:03
Moti sot në Maqedoni do të jetë më vranësira të ndryshueshme ndërsa do të fryjë edhe erë në drejtimin verior.....

Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës, gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri -2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -1 deri 4 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 2 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 5 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.
