Botë
Haradinaj, edhe pas thirrjes amerikane nuk e heq taksën
13.02.2019 11:45
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish është shprehur kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës....

Deklarata u bë pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, që u zhvillua pasi zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, përmes një letre drejtuar presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, shprehën zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore.
