Varshavë, ShBA konferencë për Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme...

Polonia është nikoqire e kësaj konference dhe ky vend është përafruar me Uashingtonin, duke krijuar kështu një kundërpeshë ndaj ndikimit rus. Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që fillon të mërkurën.
Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, dhe ministri i jashtëm polak, do të jenë mik-pritësit e konferencës 2-ditore, në të cilën pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk po merr pjesë në konferencë dhe as ministrat e jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë.
Takimi vjen pasi Polonia po shtyn Shtetet e Bashkuara të hapin një bazë të përhershme në territorin e saj.
