Botë

Rusia: ShBA-të të mos ndërhyjnë në Venezuelë

13.02.2019 12:51

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës...

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i bëri komentet gjatë një telefonate me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.
 
Departamenti amerikan i shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike.
 
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë.
 
Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicholas Maduros. Megjithatë, Venezuela ka rënë në kaos ekonomik.
 
Uashingtoni, ndërkohë, ka mbështetur kreun e opozitës, Juan Guaidon, dhe ftoi vendet tjera që ta njohin atë si udhëheqësin e ligjshëm të vendit.