Maqedoni

Shqipëria ratifikon të enjten protokollin, Kodheli: RMV në NATO, përfitim për të gjithë rajonin

13.02.2019 14:22

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë të enjten projektligjin për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO....

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, shpreh për TVM2 bindjen se ky projektligj do të marrë votën unanime të 140 deputetëve.
 
Kodheli, ish-ministre e mbrojtjes, thotë se Maqedonia e Veriut në NATO është një ngjarje e rëndësishme dhe për rajonin do të thotë më shumë siguri e stabilitet. Ajo shprehet se edhe për Maqedoninë përfitimet do të jenë të mëdha. Zonja Kodheli shprehet krenare që Shqipëria është ndër vendet e para që e ratifikon këtë protokoll, ndërsa u bën thirrje edhe vendeve të tjera të votojnë pro. Për kryetaren e Komisionit të Jashtëm në parlamentin shqiptar, rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është tanimë ajo e integrimit, ndërsa premton se Shqipëria do të jetë një mbështetje mjaft e madhe për Maqedoninë.
 
LULJETA NDOKA