Shkelja e të drejtave të fëmijëve, Megjashi: 107 paraqitje në linjën S.O.S. gjatë 2018

13.02.2019 14:53

Gjatë vitit të kaluar, në linjën për fëmijë dhe të rinj, S.O.S...

Gjatë vitit të kaluar, në linjën për fëmijë dhe të rinj, S.O.S., janë evidentuar gjithsej 107 paraqitje për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, njoftuan nga Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi, gjatë prezantimit të raportit të tyre vjetor.  

30% e paraqitjeve kanë të bëjnë me varfërinë e fëmijëve, 13 për dhunë fizike, psikologjike dhe moskujdes ndaj fëmijëve, 9 fëmijë kanë qenë viktima të shkurorëzimit të prindërve dhe 5 viktima të dhunës mes moshatarëve.

“Mbi 30% e paraqitjeve janë ankuar apo kanë shprehur shqetësim për ekzistimin e tyre, për jetën e tyre, që lidhet me varfërinë e fëmijëve, që e prekë këtë kategori të ndjeshme, duke u larguar nga shkolla, fëmijë që keqpërdoren në punë dhe që janë viktimë e tregtisë me njerëz dhe prostitucion të fëmijëve”,- tha kryetari i Megjashit, Dragi Zminjac.

“Transmetimi i përbashkët i informacioneve dhe njohurisë në kompetencë të institucioneve, sjellin deri në mbrojtje të fëmijëve të cilëve u duhet ndihmë në moment të caktuar”,- tha koordinuesja e linjës S.O.S., psikologia, Jana Zengovska.

Nga Megjashi kërkojnë përfshirjen në arsimin parashkollor të sa më shumë fëmijëve, përfitime nga shteti për kategoritë e rrezikuara dhe mosdiskriminim në aspektin social. Nëse duam më pak fëmijë në rrugë, duhet të përkujdesemi që asnjërit fëmijë të mos ju mungojnë rrogat dhe ushqimi i ngrohtë, thonë nga Megjashi. Linja për fëmijë dhe të rinj S.O.S. ekziston tanimë 26 vite. Në të deri më sot janë regjistruar 20.742 thirrje. (Gyltene Sinani, TVM2)