Vuçiqi kërkon përsëri heqjen e taksës
13.02.2019 15:49
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që të pezulloj vendimin për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë.
Ai ka theksuar se pa heqjen e taksës, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdoj, shkruan B92.
“Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës.
“Një gjë e tillë më frikëson, më tmerron e më shqetëson”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb.
