Maqedoni

Zbatimi i Ligjit për gjuhët, Boshnjakovski: plani aksional pas 15 ditësh

13.02.2019 16:48

Vazhdon puna edhe për zbatimin e Ligjit të gjuhëve. Është formuar grupi i punës ndër resor që do të bëjë zbatimin e Ligjit të gjuhëve...

Zëdhënësi qeveritar, Boshnjakovski, nuk përjashton mundësinë e punësimeve të reja nëse konstatohet se resurset aktuale brenda institucioneve nuk janë të mjaftueshme për implementimin e Ligjit të gjuhëve.
 
“Ky grup pune duhet të përgatisë një plan aksional për zbatim të ligjit në afat 15 ditor, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Duhet të ndjekë dinamikën, realizimin dhe implementimin e këtij plani aksional, duhet t’i udhëzojë institucionet në aspekt të koordinimit, organizimit, implementimit dhe operacionalizimit të këtij plani aksional”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
GAZMEND REXHEPI