Maqedoni
Shqipëria raftifikon të enjten protokollin, Kodheli: RMV në NATO, përfitim për të gjithë rajonin
13.02.2019 18:45
Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë të enjten projektligjin për ratifikimin e protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut...

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë të enjten projektligjin për ratifikimin e protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, shpreh për TVM2 bindjen se ky projektligj do të marrë votën unanime të 140 deputetëve.
Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes thotë se Maqedonia e Veriut në NATO është një ngjarje e rëndësishme dhe për rajonin do të thotë më shumë siguri e stabilitet. Ajo shprehet se edhe për Maqedoninë, përfitimet do të jenë të mëdha.
Zonja Kodheli shprehet krenare që Shqipëria është ndër vendet e para ëe e ratifikon këtë protokoll, ndërsa u bën thirrje edhe vendeve të tjera të votojnë pro.
Për kryetaren e Komisionit të Jashtëm në parlamentin shqiptar, rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është tanimë ajo e integrimit, ndërsa premton se Shqipëria do të jetë një mbështetje mjaft e madhe për Maqedoninë.
LULJETA NDOKA
