Botë

Konferencë për Lindjen e Mesme në Poloni, Rusia dhe BE bojkotojnë, Irani e quan akt armiqësor

13.02.2019 19:46

Ka filluar në Varshavë konferenca për Lindjen e Mesme e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, në fokus të së cilës është Irani...

Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë. Mikpritësit e konferencës dy-ditore në të cilën marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende, janë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovicz.

Në konferencë nuk po marrin pjesë as shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe as ministrat e Jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë.

Midis pjesëmarrësve janë edhe zëvendës presidenti i ShBA-ve, Mike Pence dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Takimi vjen pasi Polonia po shtyn Shtetet e Bashkuara të hapin një bazë të përhershme në territorin e saj. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pritet të publikojë vlerësimin e tij për propozimin,  muajin e ardhshëm.