Trafikoi drogë në ShBA për dy dekada, “El chapo” fajtor, rrezikon burg të përjetshëm
Joaquin “El chapo” Guzman është shpallur fajtor për 10 akuza për trafik droge...

Gjykimi Kundër bosit famëkeq meksikan të karteleve të drogës, që u mbajt në Nju Jork, u përcoll me dëshmi dramatike të arratisjeve nga burgu, vrasjeve mizore dhe ryshfeteve miliona dollarë për politikën, dëshmi këto që do ta mbajnë në burg 61 vjeçarin, me siguri, për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij.
Anëtarët e jurisë kaluan 6 ditë duke vlerësuar provat kundër El Chapos, përfshirë edhe dëshmitë e më shumë se 50 dëshmitarëve.
Sipas prokurorëve amerikanë, kreu i kartelit Sinaloa, ka trafikuar me tonë narkotikë në SHBA prej më shumë se dy dekadash, duke konsoliduar fuqitë e tij në Meksikë përmes eliminimit të karteleve rivale.
El Chapo u kap në Janar të 2016-s, pas arratisjes disa mujore nga një burg meksikan. Një vit më vonë u ekstradua në ShBA. Dënimi i Guzman do të mësohet më 25 qershor.
