Maqedoni

Deri tani ka 13 viktima nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

13.02.2019 19:52

Është rritur në 13 numri i viktimave nga aksidenti i orës 17:00 që ndodhi kur një autobus u rrokullis në autostradën Shkup Tetovë...

Është rritur në 13 numri i viktimave nga aksidenti i orës 17:00 që ndodhi kur një autobus u rrokullis në autostradën Shkup - Tetovë. Këtë të dhënë e ka konfirmuar tashmë zëvendës ministri i brendshëm,  Agim Nuhiu.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitetet. Të gjithë kanë qenë të koordinuar pët të ndihmuar në këtë tragjedi. Deri tani kemi tetë viktima nga aksidenti” tha zëvendës ministri Nuhiu.

Ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur.

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov tha se deri tani në këtë spital ka katër të vdekur dhe njëri është në gjendje kritike. Numri i të lënduarve sipas tij në këtë spita, është 35.  Kostov tha se vazhdojnë të vijnë automjetet e ndihmës së shpejtë me udhëtarë të lënduar dhe se spitali ka kapacitet të menaxhojë me këtë situatë.