Afishe edukuese për vozitje të sigurtë në trafik
Numri më i madh i viktimave në komunikacion ndodhë në përiudhën verore ndërsa arsyet më të shpeshta për shkaktimin e aksidenteve rrugore janë shpejtësia e papërshtatshme në kushtet rrugore dhe konsumimi i alkoholit ka deklaruar Minitrja e punëvë të brendëshme Gordana Jankullovska.....

Për këtë qëllim Jankullovska sot vozitësve u dhuroi broshurë me këshilla për vozitje të kujdesëshme në komunikacion në kushtet verore.Sipas statistikës së MPB-së në gjysëm vjetorin e parë të këti viti kanë ndodhur 1716 aksidente rrugore me pasoja më të rënda ku kanë humbur jetën 71 persona në krahasim me vitin 2013 ku kishim 83 viktima po këtë periudhë.
“Është karakteristike se numri më i madh i viktimave në komunikacion ose aksidenteve rrugore me më shum viktima ndodhin periudhën verore .Vëtëm në aksidentët rrugore që ndodhën në muajin korrik humbën jetën 19 persona dhe ky është numër shqetësues” – tha ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.
Javën e fundit nga 2568 vozitës të cilët janë testuar për prezencën e alkoholit në mbi 10 % të rasteve është konstatuar se vozitësit janë nën ndikim të alkoholit ndërsa janë marrë 178 leje të vozitjes për shkak të shpejtësisë së papërshtatshmë për kushtet rrugore.
Nga MPB thanë se edhe më tej do të vazhdojnë me masat intensive preventive dhe represive me qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për sjellje të ndërgjegjshme në komunikacion. (Florije Kamberi, TVM2)
