Rama dhe Borisov shprehin ngushëllime për tragjedinë në magjistralen Shkup-Tetovë
Dy kryeministrat e vendeve fqinje, asaj të Shqipërisë dhe Bullgarisë, Edi Rama dhe Bojko Borisov....

Dy kryeministrat e vendeve fqinje, asaj të Shqipërisë dhe Bullgarisë, Edi Rama dhe Bojko Borisov kanë shprehur ngushëllime për fatkeqësinë në komunikacion që ndodhi në magjistralen Shkup-Tetovë, tek fshati Llaskarcë në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërsa një numër i madh i tyre mbetën të lënduar.
Rama ka shprehur ngushëllime të thella deri tek familjarët e viktimave.
“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjithë familjeve dhe të gjithë vendit mik”, - ka shkruar Rama në rrjetin social “Tëitter”.
Edhe kryeministri i Bullgarisë nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë çka ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë dhe ka shprehur ngushëllime deri tek familjarë e viktimave dhe shpresë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
