MPJ-ja greke shprehu ngushëllime për aksidentin tragjik
Keqardhje të thellë, si dhe ngushëllime dhe solidaritet deri te qytetarët dhe qeveria....

Keqardhje të thellë, si dhe ngushëllime dhe solidaritet deri te qytetarët dhe qeveria, shpreh Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.
“Ndjejmë keqardhje të thellë për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë. Në mendjet tona janë familjet e viktimave dhe të të afërme të tyre. Shprehim ngushëllime dhe solidaritet të sinqertë me qytetarët dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, shkruan MPJ-ja greke në profilin e saj zyrtar në Tuiter.
Sipas agjencisë informative greke ANA-MPA, menjëherë pas aksidentit, ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos e ka lajmëruar Nikolla Dimitrovin që t’i shprehë ngushëllime dhe mbështetje në momentet e vështira të vendit.
