Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje për viktimat në Shkup
14.02.2019 11:06
Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veiurut në NATO....

Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Paraprakisht me një minute heshtje për viktimat e aksidentit në Shkup filloi seancën e Kuvendit të Shqipërisë.
Dhimbje dhe ngushëllime për viktimat shprehu edhe kryeminsitri shqiptar Edi Rama. Kryeministri Rama poashtu u përqëndrua te rëndësia që kishte Marrëveshja e Prespës për Maqedoninë e Veriut, por edhe rolin e shqiptarëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe rrugën euro-atlantike të vendit.
Seancën e kuvendit shqiptar po e ndjek edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
