BASKETBOLL

Zbulohet “dream team-i” amerikan

23.08.2014 14:55

Seleksionuesi i përfaqësuesese basketbollistike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Kshishevski, përfundimisht e ka kumtuar formacionin e lojtarëve më të cilët synon të fitoj titullin e kampionit të botës, në botërorin e Spanjës, që do të mbahet prej 30 gusht e deri më 14 shtator......

Kombëtarja amerikane, gjendet në një grup me Turqinë, Finlandën, Republikën Domenikane, Zelandën e Re dhe Ukrainën, ndërsa përgatitjet e kësaj përfaqësuese, kaluan në shenjë të dëmtimit të rëndë që e përjetoi një nga basketbollistët më të mirë, Poll Xhorxh.

Pos tij, janë edhe shumë basketbollistë të tjerë të cilat që më parë kishin paralajmëruar se nuk do të janë pjesë e ekipit këtë verë, kështu që kjo skuadër amerikane, është larg prej `dream team`it që luante në evenimentet e kaluara.

Edhe përkundër mungesës të disa yjeve, në ekipin e Kshishevskit janë basketbollist si Derik Rouz, Xhejms Harden, Kajri Irving e Stefën Keri dhe amerikanët, me këtë formacion, janë kandidati kryesor për të mbrojtur titullin e fituar para katër vjetësh në Turqi. (Mustafa Ademi, TVM2)