Spanjë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

14.02.2019 13:00

Parlamenti spanjoll hodhi poshtë projekt buxhetin e vitit 2019....

Parlamenti spanjoll hodhi poshtë projekt buxhetin e vitit 2019, pasi separatistët katalanas i kthyen shpinën qeverisë, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Burime në qeveri dhe në partinë socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez deklaruan për “Reuters”  se ai do të thërriste zgjedhje të menjëhershme nëse drafti do të refuzohej, duke dhënë datat 14 prill ose 28 prill si më të mundshme.

Një zyrtar në zyrën e Sanchez tha se ai do të merrte vendimin final, pasi të kryesonte një mbledhje javore të kabinetit të premten.

Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës, Spanja u përball në 2013-ën nga një rënie e thellë ekonomike që goditi vendin me nivele të ulëta të papunësisë.

Por ajo është rrënuar që nga rritja e paqëndrueshmërisë politike, e nxitur nga ndarje të thella mbi çështjen e pavarësisë së Katalonjës dhe nga shfaqja e disa partive të reja. Sanchez u largua menjëherë pas humbjes së votimit të buxhetit, ndërsa partitë e opozitës i kërkuan atij të thërriste menjëherë zgjedhjet.