Aksidenti tragjik, 30.000 den. nga Kryqi i Kuq për familjet e viktimave
14.02.2019 15:55
Kryqi i Kuq ndau ndihmë financiare prej 30.000 denarësh....

Kryqi i Kuq ndau ndihmë financiare prej 30.000 denarësh për familjet e viktimave në aksidentin tragjik të së mërkurës.
“Në këto momente të vështira të humbjes së personave më të afërt, në shenjë solidarizimi dhe si gjest humanizmi, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë do t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarësh për çdo familje”,- njoftojnë nga Kryqi i Kuq, i cili do të vazhdojë edhe më tej me ndihmën dhe përkrahjen e familjeve të viktimave dhe qytetarëve të lënduar, duke realizuar kështu misionin e tij humanitar.
