Maqedoni

Sigurohet strehim falas dhe kujdes psikologjik për familjarët e të lënduarve

14.02.2019 16:11

Ministria e Shëndetësisë, Oda e Psikologëve dhe OJQ SANO kanë siguruar strehim dhe kujdes psikologjik...

Ministria e Shëndetësisë, Oda e Psikologëve dhe OJQ SANO kanë siguruar strehim dhe kujdes psikologjik për familjarët e personave të lënduar në aksidentin tragjik.

“Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare SANO ftojnë familjarët që nuk kanë vendqëndrim në Shkup, të paraqiten për strehim në Shtëpinë e Prindërve, që  gjendet në afërsi të Ministrisë së Shëndetësisë. Personat duhet të marrin vërtetim nga mjekët se janë familjarë të një personi të lënduar në aksident.  Qëndrimi i në Shtëpinë e Prindërve është falas dhe duke filluar prej sot, shtëpia është e hapur për familjarët e të gjithë të lënduarve. “Në bashkëpunim me Odën e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të gjithë familjarët e pacientëve, të cilët kanë nevojë për kujdes psikologjik, është siguruar ndihmë profesionale nga psikologë”,- njoftuan nga MSh-ja.