Maqedoni

Maqedonia e Veriut në NATO, Shqipëria ratifikoi protokollin për anëtarësimin

14.02.2019 17:00

Kuvendi i Shqipërisë votoi me vota unanime projekt-ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO...

Seanca plenare filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Shkup.
 
Dhimbje dhe ngushëllime për viktimat shprehu edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i pranishëm në seancën plenare, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.
 
Rama u përqendrua te rëndësia që ka Marrëveshja e Prespës për Maqedoninë e Veriut, por edhe rolin e shqiptarëve për arritjen e kësaj marrëveshje dhe rrugën euroatlantike të vendit.
 
Por, fjalimi i kryeministrit shqiptar shkaktoi reagimin e opozitës dhe tensionoi situatën, debati parlamentar eskaloi në gjuajtje me bojë nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, ndaj kryeministrit, Edi Rama.
 
Ndërprerja e seancës nuk e shqetësoi Xhaferin që është mësuar me situatë të ngjashme edhe në Parlamentin e Maqedonisë. Gjithsesi, në rifillimin e seancës të gjithë deputetët votuan njëzëri protokollin.
 
Pas  votimit ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke thënë se e duartroket dhe më ketë rast fiton, përveç Maqedonisë, edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.
 
LULJETA NDOKA