Maqedoni

Maqedonia në zi, qytetarët e Gostivarit të tronditur nga tragjedia

14.02.2019 17:55

Maqedonia nderon me dy ditë zie kombëtare të gjithë viktimat e aksidentit të tmerrshëm të së mërkurës...

Maqedonia nderon me dy ditë zie kombëtare të gjithë viktimat e aksidentit të tmerrshëm të së mërkurës, ndërsa komuna e Gostivarit, si qytet me numrin më të madh të viktimave, ka shpallur tre ditë zie.
 
Qytetarët e anketuar shprehen të tronditur me aksidentin në fjalë.
 
“Më rëndë ku ka, djem të rinj, njerëz të rinj, kushdo që është...”,- u shpreh një qytetar.
 
“Me të vërtetë diçka shumë shumë tragjike, çka të them, qytetin e ka përfshirë një zi e madhe, që nuk mund ta përshkruaj”,- theksoi një qytetar. 
 
“Rast i rëndë, më i rëndë nuk ka ku shkon. Të njëjtën e përjetova unë para 3 muajve, e kupton vetëm ai baba dhe nënë që ka humbur fëmijën e vet”,- tha një qytetar. 
 
“Shumë, e rëndë, më rëndë s’ka ku shkon, nuk kam kurrfarë komenti, katastrofë”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Kjo është një dhimbje e madhe, unë tre herë e mbaj mend këtë ngjarje që ka ndodhur”,- theksoi një qytetar. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI