EKONOMI

Zhvillimi ekonomik çelës i shumë problemeve shoqërore

23.08.2014 15:22

Ende janë të pa qarta mënyrat e ndërtimit dhe zhvillimit të strategjisë së politikave ekonomike ne vend.....

Ekspertët vlerësojnë se  prosperiteti ekonomik  nënkupton heqjen e të gjitha hendeqeve në  bashkëpunimin  e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoni, me theks  përmirësimi I raporteve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do të kontribuonte në hartimin e politikave pozitive dhe me këtë edhe evitimin e problemeve të shumta  shoqërore.   

“Prosperiteti ekonomik i Maqedonisë ndodhet prap në një udhëkryq të paqart gjithnjë e më të rëndë për shumë arsye e para për shkak të problemeve të ndryshme ndëretnike,  të cilat Maqedonia vazhdon ti ketë në brendinë e saj dhe për të cilat nuk mund të themi se ka një rrugëzgjidhje të qartë dhe të sigurrt të pajtimit të qëndrueshëm ndërmjet komuniteteve të ndryshme të cilat jetojnë në Maqedoni dhe në veçanti Shqiptarë dhe Maqedonas dhe që më pas do mund të reflektoheshin në hartimin e politikave positive ekonomike zhvillimore në punëzënien gjithnji e më të madhe të rinisë me çfar do evitoheshin shumë probleme përfshirë aspektin social dhe shumë të tjera” – tha eksperti ekonomik, Arben Halili.

Arben Halili gjhithashtu shprehet se Maqedonia ka nevojë për investime të shumta nga jasht, rritjen  e kapaciteteve prodhuese  të cilat sigurisht që ndikojnë në përmirësimin jo vetëm të standardit jetësor por dhe të uljes natyrale të papunësisë.

“Moszgjidhja e ketyre problemeve mund të ketë pasoja edhe më të rënda. Maqedonia ka nevojë për masa urgjente  për një ekonomi stabile të qëndrueshme,me këtë sigurisht të ketë perspektivë edhe për rininë e vendit dhe kjo sigurisht mund të arrihet vetëm duke e rritur numrin e të punësuarve në kapacitete të ndryshme prodhuese duke sjellë  investime të huaja dhe ju duke bërë fshirjen sa për sy e faqe të personave të cilët kërkojnë punë me këtë duke zbritur në mënyre artificial numri e personave të papunë” - tha eksperti ekonomik, Arben Halili.

Sipas të dhënave të fundit nga  Entit Shteterorë I Statisikës bëhet e ditur se  për 8 vite papunësia është ulur për pothuajse 8 %. Krahasuar me vitin 2006 ku shkalla e papunsisë ishte 36%. (Zejxhane Osmani, TVM2)