Operacioni antidrogë në Shkodër
Situata e operacionit antidrogë që ndodhi në Lazarat para dy muajsh, duket se po përsëritet edhe në Shkodër...

Teksa policia dhe forcat speciale ndodhen në zonën e Dukagjinit për të asgjësuar çdo bimë kanabisi, 10 persona të njohur si kultivues të bimëve narkotike kanë qëlluar në drejtim të policisë, por pa arritur t’i lëndojnë. Por ata kanë arritur të dëmtojnë njërin prej dy helikopterëve ushtarake që ndodhen për të monitoruar zonën. Operacioni antikanabis është në ditën e tretë të tij dhe deri më tani janë asgjësuar mbi 41 mijë rrënjë bimësh narkotike.
Policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për personat që do i vijnë në ndihmë policisë për kapjen e personave që qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Si dhe ka thirrur kryetarin e Komunës Pult, Sokol Martini, për të bashkëpunuar më uniformat blu për zgjidhjen e kësaj situate.
Familjarët dhe të afërmit e tyre u bëjnë thirrje të tërhiqen, pasi policia nuk do të tërhiqet dhe është e vendosur për zbatimin e ligjit.
Sikurse behet e ditur, policia ka marrë urdhër që të qëllojë me snajperë, në rast se përsëriten të shtënat ndaj saj.
