MAQEDONI

Verdhëza: Masa përforcuese të dezinfektimit

23.08.2014 18:11

Shkupi rrezikohet nga epidemia e verdhëzës ku janë regjistruar 66 raste dhe qendra e shëndetit publik po ndërmerr masa përforcuese të dezinfektimit në shkolla dhe kopshte.......

Ministri Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov tha se masat e shtuara higjienike dhe kontrolli i ushqimit janë pjesë e prioriteteve të institucioneve përkatëse. 

"Nga Komisioni për parandalim të sëmundjeve ngjitëse dhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë dorëzuar udhëzime dhe aktivitete konkrete për veprimin e drejtorëve dhe menaxhuesve të kopshteve në mënyrë që të marrin masa për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve infektive”.

Ndërkohë sipas epidemiologëve  si shkaqe të mundshme për epideminë e verdhëzës theksohen  ndikimet atmosferike, moti me shi që zgjati pothuajse deri në fund të korrikut,  dhe së fundmi ngrohja e motit.

"Pasi kjo është infektim fekal – oral,  pasi ky infeksion mund të bartet si rezultat i larjes së papërshtatshme të duarve, sigurisht derdhja e kanalizimit fekale në disa pjesë të Shkupit, gjatë pastrimit të papërshtatshëm, manipulimit, heqjes së materieve fekale mund të çojë deri në këtë sëmundje" – tha Biljana Danilovska – epidemiologe.

Për mbrojtje nga sëmundja,   epidemiologët apelojnë që vëmendje e veçantë t’i kushtohet mbajtjes së higjienës personale, ushqimit dhe ujit të sigurt.  Shumica e të infektuarve, apo gjithsej 21, janë në territorin e komunës së Shuto Orizares.

Nëntë janë në Aerodrom, tetë në Karposh,  shtatë në Qendër, gjashtë në Çair, pesë në Kisella Vodë, tre në Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov. Deri tani ka vetëm dy raste në Butel. Personat e infektuar janë të moshës 3 deri në 58 vjet. (Adnan Hajdari, TVM2)