Interesim i madh për shlyerjen e borxheve
Në Qendrën për punë dhe politikë sociale në Kumanovë, çdo ditë e më ntepër qytetarë po paraqiten për shlyerjen e borxheve të rrymës, ujit, kredive të ndryshme e të tjera.........

Me këtë ligj, në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit, pritet që borxhet e tyre ndaj kompanive të ndryshme ti shlyejnë rreth 8.000 qytetarë të kësaj kategorie, respektivisht shfrytëzues të asistencës sociale, të papunë mbi një vit, të sëmurë e të tjerë.
Për të mësuar se si po rrjedh procedura e kërkesës për shlyerjen e borxheve, Qendrën në Kumanovë e vizituan deputetët e zonës, Rexhail Ismaili dhe Mervan Xhemaili, të cilët u takuan me drejtorin e Qendrës, Daniell Zhivaçki.
Afati për aplikim për shlyerjen e borxheve është një muaj respektivisht deri më 18 shtator, andaj të gjithë të interesuarit e kësaj kategorie të qytetarëve duhet të nxitojnë në rregullimin e dokumentacionit te duhur. (Nexhati AQIFI, TVM2)
