MPB: 5 padi për nxitje të urrejtjes

15.02.2019 19:49

MPB ka ngritur 5 padi për gjuhë të urrejtjes deri tek Prokuroritë Publike në Shkup....

MPB ka ngritur 5 padi për gjuhë të urrejtjes deri tek Prokuroritë Publike në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë, për shkak të përhapjes së gjuhës së urrejtjes. 

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, ka deklaruar se sektori i veçantë në MPB po punon edhe në rastin e zbardhjes së disa profileve të rrejshme të cilat përmes rrjeteve sociale, pas aksidentit të lartpërmendur, kanë përdorur gjuhën e urrejtjes. Në një komunikatë të lëshuar nga ana e MPB-së, apelojnë te qytetarët që të gjitha postimet që përmbajnë gjuhen e urrejtjes t’i paraqesin në polici.

“Shpërndarja e ideve apo teorive me përmbajtje raciste dhe ksenofobike me qellim të promovimit dhe mbështetjes së urrejtjes, paraqet akt të inkriminuar penal! Në Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2018 janë paraqitur 49 raste me përmbajtje të tilla. Autoriteti i ligjit do te respektohet pa përjashtime! Ftojmë qytetarët që rastet e tilla t’i paraqesin në stacionet e policisë ose në adresën elektronike: [email protected]”,- thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjuhën e tillë e kanë dënuar edhe nga bota akademike dhe njohës të mirë të këtyre rrethanave.

Me reagim ka dalë edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, duke dënuar ashpër postimin e profesoreshës Vankovska, e cila, sipas tij, krijon ndjenjën e urrejtjes.(Fitim Kryziu, TVM2)