Botë

Basha: Gjendja ka dalë jashtë kontrollit për shkak të skenarit ogurzi të Ramës

16.02.2019 12:37

Kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, Lulzim Basha....

Kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, në një prononcim të shkurtër për mediat nga bulevardi Dëshmorët e Kombit tha se për shkak të skenarit ogurzi gjendja ka dalë jashtë kontrollit.
 
“Kordoni i policisë u ça pas një përpjekjeje fare të lehtë të banorëve të Unazës. Kordoni i policisë u ça që të përdorej dhuna dhe gazi lotsjellës. Këto blegërima që dëgjoni janë pjesë e një skenari kriminal të policisë. Të vënë nën urdhrat e Edi Ramës për të shkaktuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë, në qendër të sheshit po flisnin qytetarët. Për shkak të skenarit të tyre ogurzi gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic askund. Nuk marrin asnjë kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon ti fryjë skenarit të përplasjes dhe dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin.”/tvklan.al