Botë

SHBA, pesë të vrarë nga të shtënat në Illinois

16.02.2019 14:00

Policia amerikane ka njoftuar se pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një person i armatosur i qëlloi ata në një park industrial në Illinois.....

Policia e ka vrarë sulmuesin, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë plagosur. Sulmi ndodhi në një fabrikë të Auroras, e cila ndodhet rreth 40 milje në perëndim të Çikagos. Policia e ka identifikuar sulmuesin si Gary Martin, 45-vjeçar, i cili ishte punëtor në kompaninë ku ndodhi sulmi dhe i cili ishte shkarkuar nga puna para disa ditëve.
 
Zyrtarët nuk e kanë komentuar motivin e sulmit, por një gazetë amerikane ka raportuar se familja e sulmuesit ka thënë se ai është ndier i stresuar nga fakti se është përjashtuar nga puna. Emrat e pesë viktimave nuk janë publikuar. Ndërkaq, dy policë të plagosur janë transportuar me helikopter në qendrën emergjente. Një dëshmitar ka thënë se e ka parë kolegun e tij, i cili ishte i armatosur me një armë me laser.
 
“Njëri nga punëtorët erdhi në zyrë dhe na tregoi se ky person po gjuan me armë. Ai vraponte dhe ishte shumë i gjakosur. Dëgjova edhe më shumë krisma dhe të gjithë dolëm nga ndërtesa”, tha John Probst. Incidenti i së premtes ndodhi vetëm një ditë pas një vjetorit të sulmit në Parkland të Floridas, në të cilin kishin humbur jetën 17 persona, shkruan “BBC”.