Maqedoni

Ndotja e ajrit, Osmani: Rezultate vetëm me aplikimin e masave afatgjate

16.02.2019 15:13

Niveli i ndotjes së ajrit në disa qytete të Maqedonisë vazhdon të jetë mbi normat e lejuara....

Masat të cilat ndërmirren nga institucionet kompetente  janë afatshkurta, thonë ambientalistët. Ata kërkojnë që të aplikohen masa afatgjate sepse vetëm ashtu mund të priten efekte reale për largimin e grimcave  pm10 nga ajri. 
 
"Mast që ndërmerren nga institucionet kompetente, Qyteti i Shkupit, nga Minsitria e Ambientit, ndërmeren për një afat të shkurtër.. dmth, masat kanë karakter afat shkurtër. Çështja e ndotjes se ajrit në kryeqendrën e vendit nuk është problem 1 apo 2 ditor, por është problem vjetor, problem i përditshëm që ballafaqohemi. Pradaj edhe masat duhet të jenë të përditshme ,duhet të jenë me afat gjata me qëllim që ti shohim rezultatet", tha Afrim Osmani, ambientalist.
 
Osmani potencoi  gjithashtu se Maqedonia posedon legjislativën për ta luftuar ndotjen e mjedisit jetësor. 
 
"Maqedonia posedon legjislativën e duhur për ta luftuar ajro-ndotjen , për ta luftuar edhe në përgjithësi ndotjen e mjedisit jetësor duke filluar nga akti më I lartë, Kushtetuta që është imperativ … Institucionet ,Republika është e obliguar ti ofrojë  dhe ti sigurojë  çdo qytetari mjedis të pastër. Kemi ligj të veçantë për mbrotjen e mjedisit të jetësor, Madje shkeljet që bëhen me mjedisin jetësor trajtohen edhe si vepra penale . Kemi një kapitull të veçantë që i trajton veprat penale kundër mjedisit jetësor . Institucionet shtetërore duhet vetëm ti implemnetojnë të njejtat , vetëm implementimin e rregullativës që e ka sjellë vetë Maqedonia", tha Osmani.
 
Si pasojë e ndotjes së ajrit, kohën e fundit Maqedonia e Veriut tash më, shumë shpesh është gjetur në majë të listës si vendi me ndotje më të lartë   nga të gjitha vendet tjera të Europës.